Sukseset nuk kanë të ndaluar! Boksieri shqiptar Bernardo Sopai shpallet kampion i FCR, TKO i jep fitoren

3 muaj më parë
Sukseset nuk kanë të ndaluar! Boksieri shqiptar Bernardo Sopai shpallet kampion i FCR, TKO i jep fitoren

Një tjetër sukses i sportistëve shqiptar në botë erdhi sot nga boksieri Bernardo Sopai, i cili u shpall kampion i peshave të lehta bë FCR (Fight Club Rush).

21-vjeçari shqiptar pati një ndeshje të fortë me boksierin Karlen Minasian, ku të të dy garonin për titullin e kampionit në eventin kryesor të FCR 13 në Stokholm të Suedisë.

Përballja ishte e vështirë, pasi të dy sportistët ishin në superformë. Në raundin e parë Minasian kërkoi të dominonte, por shqiptari ia doli që të tiumfonte.

Në raundin e dytë shqiptari i dha atij disa g*shte të fortë dhe më pas g*ditja finale e hodhi Minasian në TKO.

Kjo g*ditje ishte finale dhe shqiptari triumfoi përfundimisht kundrejt ukrainasit.

Pas kësaj fitore mbresëlënëse, 21-vjeçari Bernardo Sopai është kampioni i ri i peshave të lehta në FCR. Me këtë fitore shqiptari ka hedhur një tjetër hap të madh drejt ëndrrës së UFC.