Një shqiptar ndëshkon Nayernin e Mynihut. Sulmuesi Mërgim Berisha ka shënuar golin e avantazhit për Augsburgun, në minutën e 58’ të derbit bavarez, pas një aksioni mjaft të bukur, ku mbeti i lirë pranë pikës së penalltisë dhe mposhti Neuer.SHIH GOLIN
Mërgim Berisha iu bashkua Augsburgut në merkaton e janarit të vitit të kaluar dhe këtë sezon po bën mjaft mirë, teksa edhe fundjavën e kaluar u bë protagonist me një asist në golin e fitores së skuadrës së tij.
Sulmuesi ka luajtur me Gjermaninë U21, ndërsa tani nuk e ka ndarë mendjen ende se për cilën përfaqësuese do të luajë, megjithatë gjasat janë që presë sërish “panzerat”, me shpresën që falë formës së mirë, do të marrë një ftesë.
Në sezonin e fundit me Fenerbahçe, Berisha u aktivizua në 22 ndeshje të kampionatit turk duke realizuar katër gola ndërsa tashmë përgatitet për aventurën më të rëndësishme të karrierës.
Vlen të theksohet se Berisha ka një karrierë të pasur edhe pse vetëm 24-vjeçar, teksa është shpallur kampionë Europe me Shpresat e Gjermanisë ndërsa ka fituar edhe Champions League për të rinjë me Salzburgun.
Augsburg do të shpenzojë 400.000 euro për sulmuesin 24-vjeçar ndërsa në fundin e sezonit ka të drejtën për ta bërë përfundimisht të tijin lojtarin.