Njihen marrëdhëniet mes Ilirit dhe Monikës. Marrdhënie që patën ulje-ngritjet gjatë BBV, por që nuk u normalizuan kurrë pas daljes nga shtëpia. Ndarja mes grupeve po vazhdon dhe kjo duket edhe në festat apo gëzimet që kanë personazhet e BBV.
Ditën e djeshme balerini Ilir Shaqiri, ka organizuar dasmën e tij buzë detit ku pjesë e saj ishin miq apo ish-banorë të shtëpisë. Ajo ç’ka u vu re ishte mungesa këngëtarit Sabian Medini, në ceremoni.
Aktorja Monika Lubonja, ka ‘thumbuar’ me anë të një postimi ish-miqtë e ngushtë. Ajo ka publikuar në InstaStory në faqen e saj zyrtare në Instagram një shprehje që thotë:
“Gjithçka është e përkohshme” duke iu referuar kështu miqësisë së Sabianit dhe Ilirit ku të gjithë mendonim se do të zgjaste goxha por ndodhi e kundërta.