Tani ia hodhëm: Policët nuk do të kenë më mjekërr, drejtori i ri me revolucion të padëgjuar

7 muaj më parë
Tani ia hodhëm: Policët nuk do të kenë më mjekërr, drejtori i ri me revolucion të padëgjuar

Në takimin e parë me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, drejtori i ri Muhamet Rrumbullaku ka lënë disa porosi për vartësit e tyre. Porosi që në fakt janë disi të pazakonta.

Mësohet se Rrumbullaku u ka kërkuar Policëve që të zbatojnë me rigorozitet rregullin e mosmbatjes së mjekrës. Një masë që u shtohet policëve.

Ky rregull, gjatë kohës që policia e Shtetit Drejtohej nga Gledis Nano, kishte tolerancë për efektivët që kishin dëshirë të mbanin mjekër. Nuk ishte një problem.

Rrumbullaku duket se e ka nisur me qëllime të qarta që ngjajnë pak a shumë si barsoleta dhe skeçe me ato që bëjmë në Al Pazar, pasi nuk duket diçka serioze.

Shqipëria ka shumë probleme me policinë e shtetit. Ka persona në radhët e policisë që mbrojnë interesat e personave më të kërkuar në vend për shkak të bëmave të tyre.

Ky urdhër i drejtorit të ri duket si një dëshirë për të tërhequr vëmendjen me gjëra të parëndësishme, madje në kufijtë e qesharakes. Shpresojmë që drejtori ta marrë më seriozisht punën e tij.