Tashmë nuk quhet më surprizë! Erzeni mposht Laçin me një gol në 99′ dhe merr kreun

1 javë më parë
Tashmë nuk quhet më surprizë! Erzeni mposht Laçin me një gol në 99′ dhe merr kreun

Është mbyllur edhe sfida e dytë e ditës së sotme mes Erzenit dhe Laçit, takim i luajtur në “Niko Dovana”. Një ndeshje e forte mes dy ekipeve, me Erzenin që i shkaktoi humbjen e 4-të rresht Laçit, me shijakasit që triumfuan 1-0.

Në pjesën e parë Erzeni bëri lojën, duke krijuar disa raste për shënim, por shijakasit nuk do të tregoheshin të saktë në finalizim.

Nëse lojën e bëri Erzeni, golin e shënoi Laçi me Spahiun në minutën e 17-të, por VAR-i do të merrte “skenën” në “Niko Dovana”, pasi goli do të anulohet për pozicion jashtë loje të Spahiut.

Vendasit do të pretendonin edhe për penallti por gjyqtari Meta nuk ishte i këtij mendimi, me 45-minutat e para do të mbylleshin me rrjeta të paprekura.

Në fraksionin e dytë, rastet për gol do të ishin sa nga njëra portë në portën tjetër, por dukshëm lojtarët e dy skuadrave do të “dështonin” në pasin e fundit, duke mos gjetur rrugën e rrjetës.

Shijakasit këmbëngulin për të gjetur golin e avantazhit, teksa në minutën e 64’ Dajsinani iu mohon golin. Alan lëshon një predhë nga jashtë zone, por portieri i Laçit fluturon dhe grushton goditjen e kundërshtarit.

Erzeni ka frenat e lojës në minutat në vazhdim, me Laçin që duket i përhumbur, ndërsa nuk arrijnë të dalin përpara për të sulmuar kundërshtarin.

Goli vendimtar i takimit erdhi në minutat e fundit 90+8, teksa Notano do të pengohet në zonë nga Dajsinanidhe për gjyqtarin nuk ka dyshime: 11-metërsh. Nga pika e bardhë godet Amir që zhbllokon këtë sfidë.

Me këtë fitore, shijakasit marrin kreun me 2 pikë më shumë se Partizani, me këtë të fundit që do të përballet me Kukësin ditën e hënë, ndërsa nga krahu tjetër Laçi ka humbur “drejtimin” këtë sezon, pasi merr kështu humbjen e 4-të rresht në kampionat.