Tayna dhe mikesha e saj biznesmene shkojnë në fshatin SOS, bëjnë gjestin e bamirësisë

9 muaj më parë
Tayna dhe mikesha e saj biznesmene shkojnë në fshatin SOS, bëjnë gjestin e bamirësisë

Reperja e njohur Tayna, përveçse sjell hite të bukura vit pas viti dhe është një artistje mjaft e arrirë, ajo është edhe një vajzë me zemër të madhe.

Ndonëse në tekstet e saj ajo shfaqet gjithmonë si një vazjë ‘gangstere’, ajo së fundmi ka treguar se ka një dhembshuri të madhe për shtresat vunerabël të shoqërisë.

Gjatë ditës së sotme faqja e Instagramit të Fshatit SOS, ka postuar disa foto ku shfaqet artistja Tayna, e cila ka shkuar për vizitë në fshat, duke bërë një gjest bamirësie për të gjithë fëmijët që ndodhen aty.

Reperja dhe drejtoresha ekzekutive e kompanisë “Frutti” në Kosovë, Rina, dhuruan shuma të konsiderueshme për fëmijët, si dhe kaluan momente tepër të bukura me ta. Një gjest për t’u duartrokitur!

Fotot flasin vetë më tepër:

Është shumë e thjeshtë të jesh një person i famshëm që të adhurojnë të gjithë, por është nj ndjesi komplet tjetër kur të adhurojnë sytë e jë fëmije që nuk ka mundësi të gëzojë si gjithë të tjerët.

Kujtojmë se 2 ditë më parë ishte blogerja Dea Mishelle ajo e cila bëri një shaka aspak të hijshme me fëmijët jetimë, duke mos u treguar aspak empatike për dhimbjen e tyre, ndaj shembuj të tillë që dhuruan sot Tayna dhe mikesha e saj duhet të shtohen.