Të dyshuar për spiunazh, zbulohet vendi ku janë fshehur turistët rusë dhe ukrainasi

1 muaj më parë
Të dyshuar për spiunazh, zbulohet vendi ku janë fshehur turistët rusë dhe ukrainasi

Pak ditë më parë dz turistë rusë dhe një ukrainas, u kapën teksa fotografonin ambientet e brendshme të Uzinës së Arm/ve në Gramsh. Pas këtij veprimi ata janë kapur nga autoritetet dhe janë nën hetim për aktivitet spiunazhi, ku dyshohet se shteti rus po i paguan ata për një qëllim të fshehtë. Pavarësisht se ata deklaruan se janë blogerë dhe ata vizitojnë vende të ndrzshme të botës për të fotografuar objekte dhe zona të veçanta, vijojnë të jenë pas hekurave pasi ende nuk është zbardhur qëllimi i tyre i vërtetë.

Bëhet fjalë për 33-vjeçaren Svetlana Timofoeva, 23-vjeçarin Mikhail Zorin dhe një ukrainas, Fiodor Mihailoviç të cilët u futën me forcë brenda ambjenteve të Uzinës, ç’ka shton dyshimet për ta dhe gjithashtu ata lënduan dy roje të cilët ishin duke bërë detyrën e tyre.

Këta tre persona ishin futur prej disa ditësh në territorin e shtetit shqiptar dhe janë parë duke lëvizur në qytet me një mjet të tipit “Chevrolet” të kuq me targa ukrainase. Së fundmi në media është zbuluar se këta shtetas

Mësohet se gjatë tre ditëve të qëndrimit të tyre në Gramsh, ata nuk kanë fjetur në asnjë hotel, por kanë qëndruar në një kodër pranë uzinës së Çekinit ku ndodhet një ish-repart ushtarak i braktisur.

Rusët dhe ukrainasai kanë qëndruar dhe fjetur në këtë ish-repart ushtarak të braktisur që nuk ka më asnjë funksion për tre net. Edhe dëshmitarët okularë e kanë konfirmuar këtë fakt duke thënë se i kanë parë tre të huajt të qëndronin brenda në ish-repartin ushtarak të braktisur.

Qëndrimi i tyre në repartin e vjetër shton edhe më tepër dyshimet se shtetasit kanë vëzhguar me detaje uzinën e Çekinit duke qëndruar në një vend ku nuk ishin të ekspozuar dhe kishin mundësi të afroheshin te uzina e Çekinit.