Aleksia Peleshi dhe Romeo Veshaj prej disa muajsh kanë deklaruar se marrëdhënia e tyre ka marrë fund. Madje Aleksia pak kohë më vonë botoi librin e saj të parë me poezi me titull ”zjarre binjake”.
Pavarësisht se çfarë ka ndodhur ne gjithmonë jemi të vëmendshëm ër të parë ndonjë sinjal nga të dyja palët, pasi për hir të së vërtetës shkonin shumë si çift.
E sot një detaj i vogël na bëri të mendojmë se ata mund të jen rikthyer. Aleksia së fundmi ka postuar një foto në faqen e saj të Instagramit, ku shfaqet përballë një pasqyre teksa bën shenjën e famshme të Siderman, që u bl mjaft virale gjatë kohës së Big Brother nga vëllai i Romes, Donaldi.
Fotoja tashmë është bërë mjaft virale në rrjet, pasi fansat e ish-çiftit filluan të komentonin mbi këtë foto dhe duke e shpërndarë masivisht.
Pavarësisht dëshirës së tyre të mirë, asnjë nga protagonistët e ngjarjes nuk ka bërë ndonjë prononcim. Mos vallë Aleksia thjesht po provokon situatën? Apo ky është një mesazh i fundit nga bukuroshja?

Në fakt ndodh shpesh që personazhet pubikë të luajnë me këto karta, pasi e dinë që fansat e tyre do të kenë një reagim të menjëhershëm dhe do të arrijnë të marrin vëmendje, por ku i dihet mbase Aleksia nuk e ka harruar akoma ish-partnerin e saj, Romeo.