‘Të ndjek se më ngjan me ish të dashurën’, Klea Huta i jep përgjigjen epike ‘fansit të fshehtë’

3 muaj më parë
‘Të ndjek se më ngjan me ish të dashurën’, Klea Huta i jep përgjigjen epike ‘fansit të fshehtë’

Klea Huta është një ndër personazhet më të ëmbël të showbizzit, e cila prej disa kohësh tashmë është bërë nënë e një djali.

Teksa shijon këtë periudhë të bukur të jetës dhe projektet e saj të punës, ajo nuk harron asnjëherë të komunikojë me ndjekësist e saj.

Së fundmi Klea ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit, të cilët i ka pyetur për arsyen që ata e ndjekin në Instagram.

Mirëpo, njëri prej tyre ka dhënë një përgjigje të pazakontë duke thënë: “Më ngjan me ex-in tim ndaj të ndjek.” Klea ia ka kthyer me humor: “E paske patur yll more djalë!”

‘Të ndjek se më ngjan me ish të dashurën’, Klea Huta i jep përgjigjen epike ‘fansit të fshehtë’

Sa i përket anës profesionale, Klea do të rikthehet shumë shpejt në ekran. Dikush e ka pyetur: “Me çfarë projekti do të shohim në ekran?”

“Mezi pres t’jua them…”, ka shkruar ajo duke mos zbuluar për çfarë bëhet fjalë. Kujtojmë që Klea është prej disa vitesh me kantautorin Elgit Doda.