Të rinjtë po i bëjnë “naftën” vendit tonë, vjen thirrja për të moshuarit gjermanë: Hajde kaloni pleqërinë në Shqipëri

3 muaj më parë
Të rinjtë po i bëjnë “naftën” vendit tonë, vjen thirrja për të moshuarit gjermanë: Hajde kaloni pleqërinë në Shqipëri

Shqipëria vitet e fundit po boshatiset pak nga e tëra dhe pjesa më e madhe e rinisë ka zgjedhur të emigrojë në Europë, Gjermania mban vendin e parë.

Shumë shqiptarë e shohin Gjermaninë si vendin që mund të shpëtojë jetën e tyre, pasi në vendin e tyre tashmë flitet vetëm për mbijetesë.

Kjo gjë iu ka rënë në sy dhe vetë gjermanëve që me të drejtë pyesin të habitur pse shqiptarët largohen nga vendi i tyre,

Në një intervistë të fundit për Der Spiegel, i pari vendit tonë thotë se nuk mund ta ndalojë dot këtë gjë, pasi ne jemi një qeveri në zhvillim dhe vetëm 1 orë e gjysëm larg Gjermanisë.

Gjithashtu ai fton të moshuarit gjermanë  të vijnë këtu për të kaluar pleqërinë e tyre buzë detit. Sipas një thënieje të vjetër, “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.

Pra, ideja e tij është të dërgojmë tutje rininë dhe në këmbim të marrim moshën e tretë të Gjermanisë. Shkëmbim me shumë përspektiv!