Telenovela drejt fundit, nënshkrimet gati: Gazzetta nuk ka dyshime! “Maldini dhe Cardinale diskutuan detajet e fundit. Prapaskenat”

8 muaj më parë
Telenovela drejt fundit, nënshkrimet gati: Gazzetta nuk ka dyshime! “Maldini dhe Cardinale diskutuan detajet e fundit. Prapaskenat”

Tifozët e Milanit janë pak të shqetësuar për situatën aktuale. Rinovimet e Paolo Maldinit dhe Frederic Massara janë të ngadalta dhe merkato duket të jetë paksa e bllokuar pikërisht për këtë arsye.

Është e vërtetë që dy drejtuesit sportivë nuk kanë qëndruar aspak te palevizur në javët e fundit, por është vërtet e çuditshme që ende nuk ka pasur zgjatje kontraktuale. Ndjesia është se firmat do të vijnë së shpejti, por pritej një kohë tjetër.

Dyshja Maldini-Massara ishte një element kyç në fitimin e Scudetto-s së fundit, kështu që ishte e arsyeshme të pritej rinovimi pothuajse menjëherë. Është e vërtetë që ishte çështja e shitjes së klubit te RedBird, por doli se takimi me Gerry Cardinale shkoi mirë dhe për këtë arsye nuk kishte arsye të mendohej se situata do të vazhdonte kështu.

Sot La Gazzetta dello Sport ofron një përditësim të rëndësishëm. Kontaktet mes Maldinit dhe Cardinale kanë vazhduar në mënyrë të qëndrueshme ditët e fundit dhe gazeta është e sigurte për të pohuar se firmat e Paolos dhe ajo e Massara-s janë afër.

Kontratat e tyre te reja duhet të zyrtarizohen këtë javë. Më pas do të ketë një sulm të përshpejtuar për merkaton e transferimeve të Milanit. Cardinale dhe Maldini janë një hap larg marrëveshjes totale.

Këto ditë të dy kanë diskutuar për projektin që do të zbatohet për rritjen e klubit dhe pak detaje mbeten për t’u përcaktuar. Legjenda e kuqezinjve dhe krahu i tij i djathtë Massara do të vazhdojnë të mbajnë pozicionin e tyre. Tifozet mezi presin që kjo “tenovelë” të përfundojë pozitivisht dhe të shohin lëvizjet në merkato.

Paolo ka ide të qarta se çfarë i duhet Milanit për të bërë një hap në cilësi dhe kërkoi siguri për buxhetin për fushatën e transferimeve. Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport ai deklaroi se duhen tre goditje të rëndësishme për të forcuar skuadrën e Stefano Piolit, ndaj do të shohim nëse do të vijnë.