Tërmeti i fuqishëm trondit Turqinë, raportohet për 46 të lënduar

1 javë më parë
Tërmeti i fuqishëm trondit Turqinë, raportohet për 46 të lënduar

Një tërmet me magnitudë 5.9 ka goditur një zonë të Turqisë perëndimore pranë qytetit të Duzce, rreth 210 km në lindje të qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit.

Lëkundjet ishin mjaft të forta për t’u ndjerë në Stamboll dhe kryeqytetin Ankara. Të paktën 46 persona janë lënduar, thonë zyrtarët.

Përllogaritjet e thellësisë së tërmetit variojnë nga 2 km në 10 km.

Ka raportime për ndërprerje të energjisë në rajon, si dhe disa banorë mësohet se janë hidhur nga ballkoni

Një tjetër tërmet 4.7 u raportua rreth 20 minuta pas të parës.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu tha se nuk kishte asnjë informacion për humbje jete.

Kujtojmë se qyteti ku pati lëkundje gjatë natës, u godit nga një tërmet i madh me magnitudë 7.2 në vitin 1999, i cili la të paktën 845 njerëz të vdekur.

Ai pasoi një tërmet edhe më të madh muaj më parë në qytetin e Izmit, 100 km në perëndim, i cili vrau më shumë se 17,000 dhe la ndërtesat në rajon në një gjendje të dobësuar.

Rreth 80% e ndërtesave të qytetit janë rindërtuar që nga tërmetet e vitit 1999, tha kryetari i bashkisë së qytetit për mediat lokale.