Theo Hernandez, tifozë dhe Pioli në ankth: hipoteza e CorSera!

8 muaj më parë
Theo Hernandez, tifozë dhe Pioli në ankth: hipoteza e CorSera!

Pauza dy javore për kombëtaret nisi të hënën dhe Milani do të rikthehet në fushë më 1 tetor për ndeshjen ne transferte ndaj Empolit të Paolo Zanettit. Megjithatë, nuk ka asnjë lajm të mirë nga skuadra, për një në veçanti.

Kuqezinjtë kanë cuar në kombëtare 15 lojtarë dhe tashmë ka nga ata që janë përballur me shqetësimet e para. Këto ditë, të cilat mund të jenë të rëndësishme për të rikuperuar disa elementë të skuadrës si Ante Rebic dhe Divock Origi, kanë rezervuar edhe disa surpriza të pakëndshme nga pikëpamja e infermierisë.

Në fakt, ka shqetësim për çështjen që lidhet me gjendjen e Theo Hernandez. Mbrojtesi francez kishte lënduar aduktorin e tij gjatë ndeshjes Milan-Napoli. Siç shpjegohet në mëngjes nga Corriere della Sera, për të është një tendosje dhe gjendja e tij do të monitorohet sërish pas një jave.

Për momentin, megjithatë, prania e tij për ndeshjet e mëdha kundër Chelsea dhe Juventus është në dyshime të fortë. Kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Empolin në Castellani kur kampionati të rifillojë, dhe në atë rast mungesa e Theos mund të kompensohet.

Megjithatë, pak ditë më vonë, janë planifikuar dy ndeshje vendimtare në Champions League kundër Bluve dhe në Serie A kundër bardhezinjve. Stefano Pioli shpreson të shmangë humbjen e një prej njerëzve të tij kyç në funksion të këtyre sfidave.

Ndërkohë, alternativat po vlerësohen, me zëvendësues natyral Ballo-Touré, por kujdes opsionin e Calabria në të majtë me Dest në rolin e mbrojtësit të djathtë ose ne kete rast mund te shohim edhe Kalulu aty.