Tifozeria e Feyenoord harbohet në Tiranë, disa futen në Air Albania (PAMJET)

1 vit më parë
Tifozeria e Feyenoord harbohet në Tiranë, disa futen në Air Albania (PAMJET)

Festa ka nisur edhe pse finalja ende jo… Në Tiranë, tifozeria e Feyenoord e ka nisur që dje dhe vazhdon edhe sot duke ndezur atmosferën. Temperaturat e larta i kanë detyruar gjithashtu që të zhvishen dhe të konsumojnë shumë birra dhe alkool.

Grumbullimi i tyre është te pedonalja e Tiranës teksa aty është ndërtuar edhe në bulevard një podium i madh ku është vendosur një dj i ardhur nga Holanda gjithashtu… Një festë e madhe ku i madh e i vogël ka marrë pjesë.

Këto pamjet janë larg nga ato të dhunës që u panë ditën e martë në mbrëmje kur pati përplasje edhe me policinë. Tifozeria e Feyenoord bëhet gati për finalen edhe pse për ata është festë “si në fitore, si në humbje”. Do të qëndrojnë deri të premten kur edhe kanë nisjen e tyre për në Holandë.

Edhe sot kanë ardhur shumë avionë nga Holanda dhe sigurisht që janë bashkuar me grupimet që tashmë kanë mbërritur. Ata kanë pushtuar pedonalen dhe disa madje edhe parkun te Taiwan.

Nje pjese jane marre me rregullimet e flamujve dhe koreografise qe do te behet sonte ne Air Albania Stadium te Tiranes te sektori i dedikuar tifozeve te Feyenoord. Nderkohe, ne Tirane priten te kene ardhur rreth 50 mije holandeze…