Tifozeria kuqezi e irrituar me telenovelën “Sanches”, ka dy hipoteza mbi atë që po ndodh!

8 muaj më parë
Tifozeria kuqezi e irrituar me telenovelën “Sanches”, ka dy hipoteza mbi atë që po ndodh!

Eshtë një heshtje që bën shumë zhurmë ajo te Milani, aq më tepër në orët e fundit që po ndodh diçka e pabesueshme dhe e papritur. Siç e dinë të gjithë, tashmë dukej e kryer për ardhjen e mesfushorit portugez Renato Sanches te Milani.

Tashmë kishte një marrëveshje me lojtarin dhe me Lille, por klubi kishte kohë që priste. Një “ok” që nuk ka mbërritur kurrë deri në këtë moment dhe më pas ishte rinisja e Paris Saint-Germain, një gjigant i futbollit botëror me të cilin absolutisht nuk mund të duelosh në merkato duke ditur se ka para pafund…

Parizienët në pak orë gjetën marrëveshjen me Lille dhe u futën me forcë në negociata. Tani gjithçka është në diskutim përsëri. Situatë vërtet absurde dhe që të gjithë përpiqen ta kuptojnë. Sipas gazetarit dhe tifozi kuqezi Christiano Ruiu, lajmi eshte ky:

“Gjate negociatave per te mbyllur Vitinha nga Porto, drejtori sportiv i ri i PSG, Luis Campos, u takua me agjentin Jorge Mendes. Pikerisht ka qene ky i fundit qe i ka thene se me Milanin nuk eshte mbyllur asgje per Sanches…”.

Natyrisht kjo që po ndodh nuk u pëlqen tifozëve kuqezi, të cilët janë revoltuar në rrjetet sociale dhe veçanërisht në Twitter. Kritikat nisin të bien në drejtim të kompanisë e cila nuk sqaron situatën dhe që vazhdon të heshtë.

Nuk ka pasur ende rinovim të Maldinit dhe Massara dhe ndoshta kjo është ajo që po bllokon negociatat. Çështja duhet të zgjidhet sa më shpejt për të mirën e të gjithëve, përfshirë edhe vetë Renato Sanches që donte të vishte fanellën e Djallit.

Fjala e fundit mund t’i takojë portugezit, me kusht që Milani t’i autorizojë negociatat dyshes drejtuese. Nje tjeter hamendesim qe po behet eshte se Lille ka perhapur keto lajme per te nxituar sepse  gjithashtu brenda 30 qershorit duhet te shese dike per bilancin…