Tifozët e Feyenoord i zë keq pija, rrihen me njëri-tjetrin në stadium (video)

1 vit më parë
Tifozët e Feyenoord i zë keq pija, rrihen me njëri-tjetrin në stadium (video)

Po luhet në këto momente finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoordit, që zhvillohët në stadiumin tonë kombëtar “Air Albania”.

Kjo është hera e parë që Shqipëria organizon finalen e një eventi të tillë që në fakt është edhe e para në historinë e këtij kompeticioni të ri në Europë.

Stadiumi është i tejmbushur plot, ku sigurisht peshën kryesore e zënë ultrasit e të dy ekipeve, ku vihet re se ata holandezë janë më të shumtë në numër.

Nuk kishte si të mungonin në këtë ndeshje personalitet e futbollit, duke nisur nga presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, dhe figura të tjera të njohura si Luis Figo, Francesco Totti, Dirk Kuyt etj.

Ndërkohë kanë filluar edhë rrëmujat e para në stadium, pasi tifozët e Feyenoordit kanë pirë aq shumë saqë kanë filluar të rrihen mes tyre.SHIKO VIDEON

Disa tifozë dallohen duke përdorur grushtet mes tyre. Holandezët jpo shfaqen më të zhurmshëm dhe aktivë në finalen e Conference League. Dihej që më përpara që ky ekip ka një tifozëri të c mendur dhe shumë problematike në shkallët e stadiumit, aq më tepër kur bëhet fjalë për një finale.