Drejtoresha Monika Lubonja na tregon arsyen pse tigri i Kopshtit Zoologjik s’paska dhëmbë

3 muaj më parë
Drejtoresha Monika Lubonja na tregon arsyen pse tigri i Kopshtit Zoologjik s’paska dhëmbë

Hapja e Kopështit Zoologjik në Tiranë u reklamua si diçka që i kishte munguar kryeqytetit. madje mbarë vendit. Por pasi e panë nuk ishin të pakët ata që ndjenë keqardhje për kafshët duke i cilësuar si të ‘gjora’ që po ‘digjeshin në diell’ e që nuk kishin një vend ku të fusnin kokën.

Disa komentuan edhe ‘tigrin pa dhëmbë’ dhe të tjerë ‘luanin e mjerë’. Por më në fund ka reaguar Drejtoresha e Kopështit Zoologjik, Monika Lubonja.

‘Kam frikë, por rri me kafshët. Tigri pa dhëmbë? E kemi të vogël, ta lëmë që t’i dalin kicat. Hajdeni, shiheni nga afër që pastaj shihni dhëmbët, deklaroi Lubonja.

E ftuar në ‘Goca dhe Gra’ ku është diskutuar sonte rreth vështirësive të grave të divorcuara dhe me fëmijë për të rigjetur dashurinë, Monika u shpreh se në vendin tonë gjërat janë të vështira dhe se opinioni ‘është i frikshëm’. Por, shtoi se pas divorcit ajo ka patur mbështetjen e familjes.

Lidhur me marrëdhënien e vajzës së saj, Tea, me partnerët e saj, aktorja tha se ka gjetur gjithnjë ekuilibrin dhe se ajo e ka kuptuar duke qenë shumë e hapur.

“Unë isha rritur me një familje shumë të emancipuar. Divorci im nga familja nuk u prit keq. Më përkrahën. Tea ishte 4 vjeç kur u divorcova dhe isha në kulmin tim dhe opinioni ishte i frikshëm. Vitet e para zgjodha të jem edhe grua edhe baba por nuk u largova nga familja ime sepse doja që Tea të kishte prezencën e një mashkulli. Nuk doja të rrinim vetëm në një shtëpi. Këtu isha pak fanatike. Për shumë kohë nuk solla partner në jetën e Teas sepse nuk arrita të gjeja atë që nesër pasnesër të ishte prap me ne.