Tirana i vë vulën dështimit të Shqipërisë në Kupat e Europës

8 muaj më parë
Tirana i vë vulën dështimit të Shqipërisë në Kupat e Europës

Tirana mbyll aventurën europiane në Bosnje me bardheblutë që u mposhtën edhe në ndeshjen e kthimit nga Zrinjski me rezultatin 3-2.

Bardheblutë pësuan dy gola që në pjesën e parë dhe u dukën të pashpresë për kualifikimin. Megjithatë, një start i mirë në fraksionin e dytë pas golit të Ismajlgecit u duk sikur rindezi ëndrrat për kualifikimin, teksa në vazhdim, Florent Hasani humbi një rast të artë për të barazuar shifrat.

Por, sërish boshnjakët nuk ranë në kurthin e euforisë së kryeqytetasve dhe në minutën e 80-të shënuan edhe golin e tretë.

Tirana reagoi pas vetëm dy minutash duke shënuar me anë të Redon Xhixhës, por që në fund, për llogaritë e takimit, goli i sulmuesit shërbeu sa për statistikë.

Kështu, bardheblutë përfundojnë rrugën në Europë pa sukeses, një eksperiencë që e nisën nga Champions League por që nuk ia dolën të fitonin asnjë ndeshje nga katër të luajtura.

Ekipet e Superiores kane bere nje paraqitje skandaloze kete vere ne Kupat e Europes, duke nisur nga Tirana dhe tre te tjerat si Partizani, Laci dhe Vllaznia.