Tirana është përfshirë ditën e sotme nga ethet e finales së Ligës së Konferencave, pasi kthehet në kryeqytetin europian të futbollit, pasi sytë e gjithë botës janë drejtuar në vendin tonëm
Por po ashtu edhe nga frika për përsëritjen e skenave të kaosit që u panë mbrëmjen e djeshme janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga ana e institucioneve tona për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes.
Për të shmangur çdo situatë të mundshme, Garda e Republikës do të marrë ditën e sotme nën mbrojtje të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë pasi duket të shmangin problemet që mund të ndodhin.
Garda do të pozicionohet në të gjitha institucionet kryesore që ndodhen në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ndërsa nga ana tjetër 2600 forca policore do të jenë të angazhuara në kryeqytet për të siguruar mbarëvajtjen e këtij eventi.
Dy tifozeritë krijuan kaos gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa u përplasën me policinë. Dhjetëra efektivë përfunduan në spital, ndërsa disa ultras u detyruan të kthehen në vendin e tyre.
Roma dhe Feyenoord do të diskutojnë finalen e madhe sonte dhe do të shohin se kush do të fitojë titullin e madh të Conference League. Trofeu do të jepet për herë të parë në histori.