Tirana-Teuta 0-0! E pabesueshme:Sherif Kallaku nuk shënon dot as me portën bosh (video)

2 javë më parë
Tirana-Teuta 0-0! E pabesueshme:Sherif Kallaku nuk shënon dot as me portën bosh (video)

Tirana pret në “Selman Stërmasi” Teutën në sfidën hapëse të javës së 5-të të “Abissnet Superiore”, me të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren.

23’ Aksion i shpejtë i Tiranës në krahun e majtë të sulmit bardheblu. Xhixha pason në qendër për Kallakun por ky i fundit e kontrollon me dorë në zonë dhe gjyqtari ndal lojën.

20’ Kotobelli gabon në një kontroll topi, Patrik merr sferën dhe gjuan por gjen përgjigjen e Qirkos. Kallaku gjuan direkt sferën e kthyer nga portieri por godet shtyllën e portës së Teutës.SHIH VIDEON

16’ Idrizaj merr fundoren në krahun e majtë dhe lëshon një harkim në shtyllën e dytë ku Hebaj me kokë tenton portën, por gjen përgjigjen e Bekajt i cili grushton dhe eviton golin.

10’ Teuta duket shumë më kërkuese në këto minuta, duke parë se Tirana ka probleme në krijimin e aksioneve sulmuese dhe nuk është shfaqur ende asnjëherë para portës së Qirkos.

7’ Aksion i Markut në krahun e djathtë të sulmit të Teutës, pason në qendër për Hebajn i cili gjuan por gjen përgjigjen e Bekajt.