Tiranë: 22 vjeçari dhe 20 vejçarja u fundosën me makinë në liqen, ja për çfarë dyshon policia

8 muaj më parë
Tiranë: 22 vjeçari dhe 20 vejçarja u fundosën me makinë në liqen, ja për çfarë dyshon policia

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga makina, e cila u gjet brenda liqenit të Çekrezës. Mësohet se brenda makinës kanë qenë dy persona. Bëhet fjalë për dy të rinj. Një djalë dhe një vajzë.

Së fundmi janë identifikuar dhe viktimat. Polumbarët kanë nxjjerrë të pajetë Dorina Gjokgjinaj dhe Erion Muçaj. “Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha policia në njoftimin për shtyp.

Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra, raporton se automjeti drejtohej nga Erion Muça. Deri më tani dyshohet se ka qenë një humbje e kontrollit të makinës që më pas ka përfunduar në liqen duke u marrë jetën dy të rinjve.

Kanë qenë disa banorë të zonës dhe më pas roja i liqenit që kanë konstatuar makinën e zhytur në ujë. Ata kanë njoftuar policinë lidhur më këtë ngjarje por nuk kanë mundur që të nxjerrin trupat.

Është dashur ndërhyrja e polumbarëve të RENEA-s për nxjerrin e trupave të dy të rinjve. Mbetet e paqartë nëse makina ka rënë gjatë natës në liqen apo mëngjesin e sotëm.