Tomori paralajmëron: “Nuk kemi mbaruar punë ende, cikli sapo ka nisur! Një gjë ju siguroj…”

1 vit më parë
Tomori paralajmëron: “Nuk kemi mbaruar punë ende, cikli sapo ka nisur! Një gjë ju siguroj…”

Shtylla e mbrojtjes së Milanit, Fikayo Tomori ka rrëfyer emocionet e fitores në rubrikën e Corriere dello Sport: “Është titulli im i parë me Milanin dhe shpresoj të jetë vetëm fillimi”. Pavarësisht mendimeve të shumë njerëzve, kuqezinjtë fituan një titull që nuk dukej i sigurte:

“Ne e dinim që në fillim se ishim të fortë dhe se mund të fitonim – shpjegon Tomori – Kur mbërrita, një vit e gjysmë më parë, ne ishim të paret në renditje dhe synonim një vend në Champions League.

E arritëm, por pa marrë Scudetton. Ishte e natyrshme, pra, ta nisnim këtë vit të ri me synimin për të marrë një trofe në shtëpi. E përsëris është një ndjenjë e mrekullueshme. Jam edhe më i kënaqur, sepse ndihem mrekullueshëm këtu”.

Titulli i kampionëve të Italisë mund të përfaqësojë rrugën përpara për fillimin e një cikli të ri dhe për këtë është i sigurt edhe mbrojtësi anglez, duke thënë: “Tani e dimë se çfarë duhet për të fituar vitin e ardhshëm. Ne duam të konfirmojmë veten si kampionë, të fitojmë sa më shumë trofe të jetë e mundur dhe të bëjmë më mirë në Champions League.

Ne do të jemi edhe më të uritur dhe më të fortë, jam i sigurt” Tomori mbërriti në Milano nga Anglia dhe, ndryshe nga shumë, u përshtat menjëherë me futbollin italian. “Në thelb, është mbi të gjitha çështje intensiteti – shpjegon mbrojtësi për dallimet mes futbollit italian dhe atij anglez -. Në Angli ka shumë më tepër.

Dhe gjithashtu ka më shumë gara. Por në Itali ka më shumë taktike dhe punon së pari si ekip dhe si repart, jo individualisht. Për pjesën tjetër nuk ka shumë dallime, vetëm detaje të vogla, asgjë thelbësore”.

Përsa i përket repartit, mbrojtja ishte një nga pikat kyçe të Milanit të Piolit, kjo falë edhe ndjesisë së krijuar mes protagonistëve: “Fazë mbrojtëse apo sulmuese, është ende një përpjekje ekipore, jo thjesht një departament apo ceshtje lojtaresh.

Puna është sekreti i vërtetë. Dhe ne kemi bërë shumë pune – vijon mbrojtësi – Nga ky angazhim, nga ky aplikacion lindën përmirësimet. E pranoj që në 10-11 ndeshjet e fundit niveli e mbrojtjes sonë ishte shumë e lartë. Dhe, kur nuk peson gola, duke pasur përballë njerëz si Leao apo Giroud, të cilët mund të shënojnë në çdo moment, atëherë gjithçka bëhet më e lehtë”, përfundon lojtari i Milanit.