Tos Nano ka ditëlindjen, Taulant Balla i bën urimin epik! Sa vjeç mbush themeluesi i PS-së

1 javë më parë
Tos Nano ka ditëlindjen, Taulant Balla i bën urimin epik! Sa vjeç mbush themeluesi i PS-së

Ish-kryeministri i Shqipërisë, njëkohësisht dhe themeluesi i Partisë Socialiste, Fatos Nano feston sot 70-vjetorin e lindjes. Një datëlindje jubilare që nuk e gjen Nanon të anagzhuar politikisht.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ishte i pari që ka uruar me rastin e 70-vjetorit të lindjes liderin e parë të PS-së Fatos Nano duke shkruajtur fjalë të mira.

Krahas një fotoje të shpërndarë në rrjetin social Facebook Balla shkruan: “Gëzuar Ditëlindjen liderit tonë të parë FATOS NANO! Mirënjohje gjithmonë”, shkruan Balla në rrjetin e tij social.

Një ditë më parë në sallën e Kuvendit Balla replikoi me Edmond Spahon në lidhje me Fatos Nanon, ku Balla tha se e gjithë PD-ja e Berishës nuk i afrohet dot Fatos Nanos as aty ku ‘nuk thuhet’, fjalor i denjë për parlamentin tonë.

Sipas Ballës, Nano ka vënë një standard që do të ishte mirë që Saliu ta kishte ndjekur: Largimin nga partia sa ishte ende në kohë. “Kur ikën, ikën”, deklaroi Balla duke shënjestruar Berishën.

Nano dhe Berisha kanë qenë kundërshtarë politikë dhe kanë shkuar në limite të pamenduara më parë. Ishte Berisha që futi në b.rg Fatos Nanon, por më pas Nano u tërhoq nga politika.