“Tradhtari” i radhës! Pas Hotit, edhe sulmuesi i Tiranës drejt Partizanit? Komenti i tij acaron bardheblutë

8 muaj më parë
“Tradhtari” i radhës! Pas Hotit, edhe sulmuesi i Tiranës drejt Partizanit? Komenti i tij acaron bardheblutë

Ëngjëll Hoti la Tiranën pak ditë më parë, teksa u prezantua dje si lojtari më i ri i Partizanit. Kosovari tregon në rrjetet sociale se është gati, ndërsa tërheq vëmendjen një koment i Michale Ngoo.

Anglezi është në fundin e kontratës me Tiranën, teksa nuk ka një njoftim për rinovim mes palëve. Largimin nga bardheblutë duket sikur e “konfirmon” vetë Ngoo, që lë hapësira për një kalim te Partizani.

Një koment i tij për Hotin ka bërë lëmsh merkaton, teksa Ngoo mund të jetë lojtari i ri i Demave në sulm. “Shokë skuadre sërish vëlla?”, shkruan Ngoo në postimin e Hotit me fanellën e kuqe.

“Tradhtari” i radhës! Pas Hotit, edhe sulmuesi i Tiranës drejt Partizanit? Komenti i tij acaron bardheblutë

Nderkohe ish-sulmuesi i Partizanit, Lucas Cardoso, do të rikthehet në Shqipëri. Brazilian u largua nga “demat e kuq” në janar të këtij viti, por pas vetëm 6 muajsh, është ndarë me klubin kazak, Qyzyljar.

Tashmë si lojtar i lirë, Cardoso do t’i bashkohet skuadrës së Ballkanit në Kosovë, që u shpall dhe ekipi kampion. Trajner i këtij ekipi është Ilir Daja dhe dyshja pritet të ribashkohet.

Cardoso luajti 10 ndeshje me ekipin kazak Qyzyljar, duke shënuar 2 gola dhe duke asistuar 2 të tjerë. Trajneri nuk i ka besuar aftësive të Cardoso dhe tashmë, braziliani pritet të nisë një aventurë të re te Ballkani. Kujtojmë që te kampionët e Kosovës, luan edhe ish-sulmuesi tjetër i “Demave”, Theophilius Solomon.