Tradhtia ndaj Dianës, mbreti i ri i Anglisë e nis me rekord absolut

3 muaj më parë
Tradhtia ndaj Dianës, mbreti i ri i Anglisë e nis me rekord absolut

Mbretërimi 70-vjeçar i monarkes Elisabeth II përfundoi në 8 shtator, ditë kur në të cilin fillon mbretërimi i djalit të madh të saj që më në fund bëhet mbret. Mbreti i ri do të njihet zyrtarisht si Mbreti Charles III.

Për mbretin e ri ky është një moment ku emocionet janë në kontraditë më njëra-tjetrën, nga njëra anë ai humbi nënën e tij, dhe nga ana tjetër ky është momenti kur më në fund ai arrin fatin e tij për të qenë në krye të vendit dhe për t’u kurorëzuar.

Mbreti i ri është trashëgimtari më i vjetër dhe më jetëgjatë në historinë britanike. Ai do të jetë personi më i vjetër, në moshën 73-vjeçare, që do të bëhet Mbret në historinë britanike. Për Charles III kjo është një sfidë, për të hyrë në rolin e mbajtur me sukses nga Elizabeth II për kaq shumë vite.

Por mbreti i ri nuk është i vetmi që përballet me ndryshim titulli.Edhe pse ai është trashëgimtar i fronit, Princi William nuk do të bëhet automatikisht Princi i Uellsit. Megjithatë, ai trashëgon menjëherë titullin tjetër të babait të tij, Duka i Cornëall-it. .

Mbreti Charles i tretë,është bërë kreu i Commonwealth, një shoqatë e 56 vendeve të pavarura dhe 2.4 miliardë njerëzve. Për 14 nga këto vende, si dhe në Mbretërinë e Bashkuar, Mbreti është kreu i shtetit.

Charles mishëron njëkohësisht edhe modernizimin e monarkisë britanike. Ai ishte trashëgimtari i parë që fitoi një diplomë universitare dhe i pari që u rrit në dritën gjithnjë e më të fortë të medias ndërsa respekti ndaj familjes mbretërore u zbeh.

Ai gjithashtu zemërimin e shumë njerzve me divorcin e tij të bujshëm nga princesha shumë e dashur Diana dhe duke shtrënguar rregullat që ndalojnë anëtarët e familjes mbretërore të ndërhyjnë në çështjet publike, duke u futur në debate për çështje të tilla si mbrojtja e mjedisit dhe ruajtja e arkitekturës.

U deshën vite që shumë në Britani të falnin Charles për tradhtinë e tij ndaj Dianës përpara se “princesha e popullit” të vdiste në një aksident automobilistik në Paris në 1997.

Çifti pati fëmijë bashkë, Harryn dhe William. Por humori publik u zbut pasi ai u martua me Camilla Parker Boëles në 2005 dhe ajo u bë Dukesha e Cornwall. Ajo e ndihmoi Çarlsin të buzëqeshte më shumë në publik dhe të përmirësonte imazhin e tij.