Tradhtoi Vllazninë për Tiranë, prapaskenat me Mevlan Adilin

8 muaj më parë
Tradhtoi Vllazninë për Tiranë, prapaskenat me Mevlan Adilin

Mbrojtësi Mevlan Adili është një agjent i lirë, pasi i njëjti nuk vazhdoi kontratën me Vllazninë e Shkodrës, me të cilën skuadër për dy vite fitoi dy herë Kupën e Shqipërisë.

Edhe pse nuk ka asgjë konkrete, informacione jo zyrtare për “infOSport.mk”, bëjnë me dije se Adili mund të vijojë sërish karrierën në Superligën shqiptare, duke iu bashkuar kampionëve në Tiranës.

Duke pasur parasysh se drejtuesit e skuadrës nga kryeqendra shqiptare kishin tentuar ta transferonin atë edhe gjatë vitit 2020, kur ishte në kontratë me Vllazninë.

Tashmë rrugët i kanë edhe më të hapura, pasi një ofertë e majme për lojtarin, mund ti mbushte mendjen shkupjanit që të bashkohet me Tiranën kampione shkruan infOSport.mk.

Adili bëri një roman emocionues në momentin që u largua nga shkodranët duke falenderuar klubin dhe të gjithë personat që e kishin mirëpritur në Shkodër.

Nuk dihet nëse zërat për kalimin e tij te Tirana janë të vërtetë, por me siguri tifozët shkodranë nuk do ia falnin një tradhti të tillë, pasi konsiderohej si njëri prej tyre.