Trajneri i njohur telefonon Muriqin: Mos shko te asnjë skuadër tjetër, të pres të vish tek ekipi im

8 muaj më parë
Trajneri i njohur telefonon Muriqin: Mos shko te asnjë skuadër tjetër, të pres të vish tek ekipi im

Trajneri i ri i Galatasaray, Okan Buruk, ka kërkuar nga Vedat Muriqi të mos nënshkruajë me asnjë skuadër, pasi e do pranë vetes për sezonin e ri.

Muriqi përfundoi huazimin e shkëlqyeshëm te Mallorca, skuadër që nuk mundi ta blejë shkaku i gjendjes së vështirë financiare që po kalon ajo dhe shumë ekipe të tjera po ashtu.

Tani, Galatasaray është hedhur në sulm për Muriqin, derisa trajneri e ka telefonuar duke i kërkuar të mos nënshkruajë me asnjë skuadër.

“Okan Buruk telefonoi Vedat Muriqin dhe i tha ‘Mos shko të asnjë skuadër, ne do të takohemi te Galatasary”, raporton Footmaç.

Marrëveshja e Lazios me Mallorcën në janar ishte për huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonin për 12 milionë euro, por klubi spanjoll nuk është i gatshëm të paguajë kaq për shqiptarin.

Në anën tjetër, Galatasaray është i gatshëm t’i japë Lazios 15 milionë euro, një super ofertë që nuk ka si të refuzohet nga klubi bardhekaltër, por tani cdo gjë është në dorën e lojtarit.