Tre oferta në Serinë A: Milani do 7,5 milionë euro për lojtarin jashtë projektit. Gati rinovimi “strategji”

3 muaj më parë
Tre oferta në Serinë A: Milani do 7,5 milionë euro për lojtarin jashtë projektit. Gati rinovimi “strategji”

Çfarë e ardhme e pret Mattia Caldara? Mbrojtesi qendror i Milanit, qe vjen nga një sezon i mirë me fanellën e Venezias, por jo i blerë nga klubi lagunar, do të kthehet në Milano për t’u larguar sërish. Në fakt, lojtari dëshiron të luajë dhe për momentin kuqezinjtë nuk mund t’i japin këtë garanci.

Sipas asaj që raporton CalcioMercato.com, interesi i tre klubeve të Serisë A është i fortë për ish-qendrorin e Atalanta-s: ato janë Bologna, Empoli i trajnerit të ri Zanetti, trajner i Caldara te Venezia dhe Cremonese.

Megjithatë, për kartonin e mbrojtësit do të nevojiten të paktën 7.5 milionë euro, sa është vlera e mbetur e lojtarit në bilanc. Pastaj është çështja e një huazimi të ri. Kontrata e tij skadon në qershor 2023 dhe për këtë arsye Milani duhet të rinovojë kontratën e tij dhe të zgjasë marrëveshjen aktuale.

Qoqftë edhe me vetëm një vit, për të ulur ndikimin në bilanc në 30 qershor 2023 në rreth 3.7 milionë euro dhe për të lejuar një vleresim të ulët për klubet e interesuar për të. E sigurta mbetet një: Caldara do të largohet nga Milani.

Trajneri Stefano Pioli nuk e sheh ne skemat e tij dhe sigurisht as ai nuk e sheh veten te Milani. Caldara i kushtoi Milanit 35 mln euro perpara disa vitesh dhe ishte nje nder operacionet me te deshtuara te drejtorit sportiv te atehershem Leonardo.

Më 2 gusht 2018, Caldara u nënshkrua nga Milan në një kontratë pesëvjeçare për 35 milionë euro të pagueshme në dy vjet, me Leonardo Bonucci që lëvizte në drejtim të kundërt në një marrëveshje të ngjashme.