Turne mes klubeve të Serisë A, mund të ndodhë gjatë Kupës së Botës: detajet!

6 ditë më parë
Turne mes klubeve të Serisë A, mund të ndodhë gjatë Kupës së Botës: detajet!

Botërori do të fillojë saktësisht pas dy muajsh, ndërsa këtë vit të gjitha ndeshjet do të luhen në Katar. Për fat të keq për të dytin vit radhazi, kombëtarja italiane nuk do të jetë pjesë e turneut botëror, pasi humbi kualifikueset ndaj Maqedonisë me rezultatin 0-1.

Shumica e lojtarëve do të marrin pjesë në Kupën e Botës dhe duke qenë një ngjarje e rëndësishme, kampionati do të detyrohet të ndërpritet. Pavarësisht faktit se skuadra ë Azzurre nuk do te jete në Katar 2022, Serie A gjithashtu do të detyrohet ta bëjë këtë dhe kjo mund të komprometojë formën fizike të shumë lojtarëve që do të duhet të qëndrojnë pa luajtur për gati dy muaj.

Sipas asaj që raportoi Radio Kiss Kiss Napoli, Liga e Serisë A po punon për organizimin e një mini turneu gjatë Kupës së Botës, lajm ky që tashmë ishte përhapur më herët. Lajmi është se konfirmohet se do të zhvillohet në SHBA dhe tani për tani kanë konfirmuar praninë mes 6 dhe 8 skuadrave të Serisë A, përfshirë edhe Napolin e Spallettit.

Ideja e Ligës është të përfitojë nga ky moment pauze për të sjellë turneun në SHBA dhe të përpiqet të shesë më mirë të drejtat televizive të Serie A jashtë vendit në të ardhmen. Per Milanin gjithashtu do te ishte nje mundesi e mire duke qene RedBird dhe Cardinale ne krye dhe sidomos sepse marketingu duhet perhapur shume ne Amerike.

Te shohim pasi eshte thene se ne axhenden kuqezi eshte nje udhetim 1 javor ne Dubai per mini-faze pergatitore per futbollistet qe do te mbeten ne Milanello gjate zhvillimit te Boterorit.