Siç raportohet sot nga Tuttosport, Milani që fitoi titullin e ligës këtë sezon ishte produkt i një rrugëtimi që filloi në 2019 kur Paolo Maldinit iu besua roli i drejtorit teknik dhe Ricky Massara iu bashkua atij për të qenë drejtor sportiv.
Mënyra e tyre e veprimit ishte e qartë: të ndërtonin një ekip plot me talente të rinj me potencial duke respektuar buxhetet dhe duke i kushtuar vëmendje llogarive, të cilat kontrollohen nga CEO Ivan Gazidis dhe menaxheri i portofolit të Elliott Management, Giorgio Furlani.
Rezultati ishte që një ekip me një moshë mesatare prej 25.7 vjetësh në harkun kohor prej dy vitesh e gjysmë fitoi ligën, ndërsa ndjesia është se kufijtë për përmirësim në projekt janë ende shumë te medhenj, kështu që tani ata do të vazhdojnë në të përmirësojë skuadrën.
Si Maldini ashtu edhe Massara kanë kontrata të cilat skadojnë në qershor të 2022, megjithatë rinovimi i tyre nuk duhet të jetë problem, gjë që dëshmohet nga fakti se ata prej muajsh punojnë në merkaton e verës.
Fillimisht duhet të zgjidhet shitja e mundshme e klubit te RedBird Capital osse diku tjeter, sigurisht duke mbajtur edhe aksione Elliott brenda klubit pasi pronaret amerikane duket se jane te kenaqur me ecurine.
Por Milani i së ardhmes – që është pikërisht ai i së tashmes – do të ndërtohet nga Maldini dhe Massara. Për më tepër, fakti që fondet amerikane janë të interesuar në radhë të parë për Milanin do të thotë se ata kanë shprehur vlerësimin e tyre për punën e bërë nga të gjithë drejtuesit e kuqezinjve.