Tuttosport | Lajm i mirë për Stefano Piolin nga Milanello!

6 muaj më parë
Tuttosport | Lajm i mirë për Stefano Piolin nga Milanello!

Sipas asaj që mësohet nga redaksia e MilanNews.it, sot skuadra kuqezi është rikthyer në stërvitje në Milanello pa 16 kombëtarët; Theo Hernandez kreu terapitë e dedikuara për t’u rikuperuar nga problemi muskulor, kurse Rebic dhe Calabria kryen një trajnim të personalizuar.

Pioli mund të rikthehet dalëngadalë për të marrë frymë, në fakt në javen e fundit të kampionatit, ndaj Napolit, trajneri i kuqezinjve nuk kishte në dispozicion shumë lojtarë të tij: Rebic, Origi dhe Ibrahimovic, përveç që ishte jashtë dhe i pezulluar edhe Leao, i skualifikuar në ndeshje kundër Sampdorias pasi u ndëshkua dy herë me te verdhe.

Mungesa që me siguri kane ndikuar në humbjen e parë në ligë. Tani, megjithatë, situata duket se është përmirësuar, në fakt, sipas asaj që raportoi Tuttosport, ka optimizëm për kushtet si të Ante Rebicit ashtu edhe të Origit.

Të dy duket se po përmirësohen qartë: për kroatin ka një lajm të mirë për permiresimin e hernies së vogël që u shfaq para ndeshjes kundër Sassuolos. Sulmuesi i Milanit i është nënshtruar një trajtimi konservativ i cili për fat duket se po funksionon mirë dhe po jep efektet e shpresuara nga mjekët.

Ndaj kroati synon të jetë gati për ndeshjen ne fushen e Empolit, që do të zhvillohet të shtunën më 1 tetor në orën 20:45. Nese jo, do te ishte gati per sfiden ne Stamford Bridge ndaj Chelsea-t, ashtu si edhe Divock Origi.