Tuttosport – Sanches dhe CDK janë favoritët: Fernandez dhe Traorè alternativat. Merkato kuqezi dhe buxheti

8 muaj më parë
Tuttosport – Sanches dhe CDK janë favoritët: Fernandez dhe Traorè alternativat. Merkato kuqezi dhe buxheti

Me telenovelën e rinovimit të kontratës së Paolo Maldinit dhe Ricky Massara e cila tani duhet të shkojë drejt përfundimit të saj, Milani më në fund mund të hidhet në merkato me më shumë bindje dhe do të mund të marrë masa.

Sipas thashethemeve të publikuara orët e fundit dhe të raportuara sot nga Tuttosport, buxheti i merkatos do të jetë 60 milionë euro ose pak dhe drejtuesit do të duhet të jenë të zote për të përforcuar skuadrën me burimet që do të ketë në dispozicion.

Milan ka disa kohë që punon në merkato, te paktën që nga janari, dhe tashmë ka identifikuar se cilat janë profilet e preferuara për çdo repart të fushës. Gjithashtu siç raporton Tuttosport në mesfushë, objektivi numër një është Renato Sanches, portugez i Lille me të cilin kuqezinjtë tashmë kishin arritur marrëveshje.

Por 15 milionët që ofroi Milani mund të mos jenë të mjaftueshme, veçanërisht nëse një klub si PSG paraqitet me një ofertë më të lartë prej 10/15 milionë me shume. Në mbrojtje, objektiv prej muajsh është Sven Botman, i cili ka pritur Milanin dhe dëshiron të luajë për kuqezinjtë.

Edhe këtu, presingu i Newcastle dhe pritja brenda klubit kuqezi rrezikojnë ta zhdukin marrëveshjen. Së fundmi Charles De Ketelaere i cili do të vinte të luante rolin e mesfushorit sulmues por që vlerësohet nga Bruges 40 milionë euro, me belgët që do të donin ta mbanin të paktën edhe një sezon.

Logjikisht, nëse buxheti është ai që Tuttosport raporton sot është e qartë se Milan do të duhet të punojë dhe të kuptojë se cilat profile mund të përballojnë dhe cilat jo, ndoshta edhe duke përfituar nga disa shitje e largime për të zgjeruar disponueshmërinë ekonomike.

Në mbrojtje, alternativat e Botmanit janë Gleison Bremer, i cili megjithatë kushton shumë dhe për të cilin vlen i njëjti diskurs i holandezit të Lille dhe dy emrave më të besueshëm: francezi i Montpellier Maxime Esteve ose një plan i fundit, Francesco Acerbi.

Në mesfushë, Plani B mund të parashikojë sulmin ndaj 21-vjeçarit të River Plate Enzo Fernandez, i cili ka një kosto prej 18 milionë eurosh dhe për këtë arsye nuk do të ishte një investim shumë i ndryshëm nga Sanches, nga pikëpamja ekonomike.

Orët e fundit, emri i Bryan Cristante, një tjeter ish, eshte bere me i lakuar. Më në fund, për linjën e sulmit, përveç xhevahirit tjetër të Bruges, Noa Lang, drejtuesit e kuqezinjve mund t’i japin goditjen dy profileve të Sassuolo si Traorè dhe Djuricic: ivoriani është favorit, kurse serbi ka kontrate ne skadence.