Twitteri bën paralajmërimin e fortë: Këtë lajm nga Vuçiq mos e merrni seriozisht!

4 muaj më parë
Twitteri bën paralajmërimin e fortë: Këtë lajm nga Vuçiq mos e merrni seriozisht!

Rjeti social twitter gjithmonë është dalluar për kujdesin ndaj përdoruesve të tij duke i paralajmëruar lidhur me lajmet e rreme, apo me propaganda të caktuara.

Gayeta Ekspres ka raportues se së fundmi pjesë e rrjetës së twitter janë bërë edhe mediat e Beogradit, të cilat kontrollohen nga presidenti Aleksandër Vuçiq.

Kz paralajmërim erdhi në kuadër të mbrojtjes së sigurisë së përdoruesve të cilët ygjedhin të informohen përmes këtij mediumi.

Twitter ka njoftuar se mediumi serb B92, është një medium që ndjek linjën e presidentit Vuçiq dhe se lajmet që ata shpërndajnë nuk duhet të merren seriozisht.

“Qëndroni të informuar. Ky tweet lidhet me një faqe interneti mediatike të lidhur me shtetin serb”, paralajmëron Twitteri. Lajmi ka të bëjë me një deklaratë të Vuçiqit se një grup çeçenësh dhe çerkezësh, të cilët janë kundërshtarë të regjimit të liderit çeçen Ramzan Kadyrov, kanë qëndruar në Kosovë.

Vuçiqi tha se detyra e tyre ishte ta vëzhgonin situatën në veri të Kosovës dhe t’i rekrutonin ushtarë potencialë për të luftuar në Ukrainë.

Për kujtesë kjo lëviyje protektive e Twitter nuk ndodh për herë të parë pasi edhe në kohën e ygjedhjeve në SHBA, Twitter i hoqi të drejtën e shpërndarjes së informacionit ish presidentit Donald Trup, i cili aso kohe po përcillte mesayhe të forta që shtynin njerëyit të ndërmerrnin akte të dh/nshme.