U copëtuan me thìka për një burrë në mes të Greqisë, dy shqiptaret ‘bëjnë paqe’: E fala se ka fëmijë…

1 muaj më parë
U copëtuan me thìka për një burrë në mes të Greqisë, dy shqiptaret ‘bëjnë paqe’: E fala se ka fëmijë…

Dz vajza shqiptare në Greqi, pak ditë më parë bënë sherr me njëra tjetrën për një mashkull. Ngjarja arriti kulmin e saj ku 25-vjeçarja lëndoi bashkëkombësen e saj 27 vjeçe me thikë.

joana (27 vjeçe) vendosi ta falte 25-vjeçaren, me motivin se ajo ka fëmijë dhe se gjuthçka e ka krzer në nxjehje e sipër nga xheloyia.

Ajo u lëndua me thÍkë në oborrin e shtëpisë të së motrës, ndërsa citohet të ketë thënë se autorja i dërgonte vetë asaj dhe prindërve të saj mesazhe kërcë nuese për jetën. Joana tregon se ajo nuk kishte lidhje intime me burrin e 25-vjeçares, kishin thjeshtë shoqëri me njëri-tjetrin.

“Nuk e di pse e bëri këtë, po ta kisha përballë do të kisha folur bukur me të, nuk e di si erdhi dhe më godÍtÍ me thÍkë”, tregoi Joana.

“Unë dhe burri i saj jemi miq. Nuk ishim në një lidhje romantike. Ajo është falur nga unë se ka dy fëmijë”, përfundoi 27-vjeçarja.

E akuzuara është ndaluar përkohësisht, ndërsa akuzohet për tentativë vrasje dhe shkelje të ligjit për armët. Gjatë pranimit të saj, e akuzuara pretendoi se ajo nuk donte ta vriste viktimën, por vetëm e kishte sulmuar atë për ta larguar atë nga burri dhe fëmijët e saj.

Ajo është shfaqur e penduar dhe ka deklaruar para hetuesisë se i ka kërkuar falje 27-vjeçares nëpërmjet nënës dhe vëllait të saj që e kanë vizituar në spitalin ku po kurohet.