U fol se nuk do martoheshin, Einxhel tregon planet me DJ DAGZ!

5 muaj më parë
U fol se nuk do martoheshin, Einxhel tregon planet me DJ DAGZ! (FOTO)

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të komentuar dhe të dashur edhe pas daljes nga BBV.

Çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të oarë, teksa së fundmi janë ndezur dyshimet se ata po mendojnë për një dasmë.

 

Vetë Einxhel ka ndarë një foto në Instastory, ku thuhet se çifti po planifikojnë dasmën për të kurorëzuar dashurinë e tyre të lindur brenda “Big Brother Vip.”

Moderatorja ka publikuar shkrimin, ku mes të tjerash thuhej se do të bënin një ceremoni private, por në fakt, ajo pohon se nuk do të jetë kështu.

Jo vetëm që do të ketë një dasmë, por do të jetë dhe madhështore. “Jo dasmë…por super dasmë do të ketë”, shkroi ajo.

Moderatorja publikoi pak kohë më parë disa foto në Instagram, ku zbulon momente nga zënka e parë me Dagz.

 

“Dita kur ne kishim zénkën tonë të parë, shikoni galerinë për të parë momentin e paqes”, shkroi ajo.

Më herët, Einxhel ka patur një reagim për personat që e kanë kritikuar për ekspozimin e barkut të rrumbullakosur në rrjet.

Ajo theksoj se pavarësisht se beson tek besëtytnitë nuk e ka problem ta bëjë një gjë të tillë si respekt ndaj ndjékësve të saj që e pyesin shpesh rreth mbarëvajtjes së shtatzënisë.