U kapën “mat” në Itali, Bora Zemani konfirmon se po e kalon fundjavën me Donaldin (foto)

1 vit më parë
U kapën “mat” në Itali, Bora Zemani konfirmon se po e kalon fundjavën me Donaldin (foto)

Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes në mediat rozë për një ribashkim të tyre, edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar këtë gjë ende publikisht.

Dje në media qarkulluan foto ku çifti ndodheshin së bashku në Genova të Italisë duke bërë shopping me njëri-tjetrin nëpër dyqane luksoze.

Pas publikimit të lajmit, ka ardhur dhe një “reagimi” i Borës. Moderatorja ka postuar në InstaStoryn e saj një selfie ku na tregon se ndodhet në Itali.

A mos ndoshta me këtë foto bora do të na tregojë se vajza krah Donaldit ishte ajo dhe na konfirmon ribashkimin me aktorin? Deri tani nuk ka patur reagim nga Donald Veshaj.

U kapën “mat” në Itali, Bora Zemani konfirmon se po e kalon fundjavën me Donaldin (foto)

Rikujtojmë se shumë muaj pas puthjes së famshme në “Big Brother VIP”, lidhjes dhe ndarjes nga Beatrix Ramosaj, lutjeve dhe statuseve, lajmeve të vërteta dhe të pavërteta, Donald Veshaj dhe Bora Zemani u shfaqën krah njëri-tjetrit në eventin e organizuar nga Valdrini.

Paraqitja e Donaldit dhe Borës krah njëri-tjetrit vjen rreth 3 muaj pas daljes së aktorit nga “Big Brother VIP”. Me përfundimin e formatit ai i dha fund menjëherë lidhjes me Beatrix Ramosajn teksa i ka kërkuar falje Borës publikisht dhe personalisht.