Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar në lidhje me shkarkimin e Gledis Nanos.
“I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i si drejtor i P0licisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terr0rizmit”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.
Gledis Nano u shkarkuar nga detyra e tij si Drejtori i Përgjithshëm i P0licisë së Shtetit. Vendimi u mor pas mbledhjes së ministrave, ndërsa u bë publike nga vetë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i cili shkarkimin e Gledis Nanos e ka lidhur me mos përmbushjen e objektivave të vendosura.
Teksa tha se Nano nuk i ka realizuar detyrat, Çuçi ka shtuar se deri në një vendim të dytë Drejtor i P0licisë do të jetë Tonin Vocaj i cili aktualisht mban postin e nëndrejtorit.
“Lidhet me mos përmbushje të objektivat në lidhje me drejtorin e përgjithshëm të p0licisë, me situatën e krijuar në muajt e fundit, situatë që kërkon një reagim më të fortë dhe një menaxhim më efikas të p0licisë së shtetit, Për momentin detyrat do i nënshtrojë drejtori i P0licisë. Puna do jetë e gjithanshme, ngjarjet e ndodhur kanë qenë arsyeja se p0licia kërkon një reagim dhe një menaxhim më efikas”, tha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Ngjarjet kr/minale të ndodhur së fundi, Çuçi bën përgjegjës vetëm drejtorin e Përgjithshëm të P0licisë së Shtetit duke përjashtuar çdo mundësi për një largim mundshëm të tij. Për Çuçin, shkarkimi i Nanos është i mjaftueshëm që P0licia e Shtetit të ketë një reagim më të fortë në luftën kundër krimit.
“Ka shkallë përgjegjësie deri tani, qeveria ka menduar që ndryshimi i menaxhimit nëpërmjet shkarkimit të Nanos është një masë efikase për të pasur një reagim më të fortë në lu/ftën kundër kr/mit”, tha Çuçi në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Gledis Nano u emërua Drejtor i Përgjithshëm i P0licisë së Shtetit më Tetor 2021 duke pasuar Ardi Veliun në këtë detyrë.