U shpall kampione e Europës/ Luiza Gega shpërblehet me shumën marramendëse

1 muaj më parë
U shpall kampione e Europës/ Luiza Gega shpërblehet me shumën marramendëse

Atletja kampione shqiptare, Luiza Gega do të shpërblehet me 100 milionë lekë të vjetra pasi u shpall kampione e Evropës në 3000 metra me pengesa.

Sipas ligjit të ri të sportit shqiptar, Gega përfiton 40 milionë lekë të vjetra nga sigurimi i vendit të parë në “Mynih 2022”. Dhe si rekordmene evropiane e garës së 3 mijë metrave me pengesa, Luiza përfiton edhe 60 milionë lekë të tjera të vjetra.

Po ashtu, Gega do të marrë titullin kolonele dhe do të përfitojë rrogën e titullarit të lartë. Kujtojmë se ajo u prit u prit me nderime në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, pas kthimit nga Mynihu.

Kampionia e Europës në atletikë u përshëndet nga ministret Kushi e Muzhaqi dhe kreu i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli.

Për nder të atletes kuqezi dolën në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit përfaqësues të qeverisë dhe sportit, si ministret Evis Kushi e Bora Muzhaqi, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli apo presidenti i atletikës Gjerg Ruli.

Ministrja e Arsimit, Rinisë e Sportit, pasi e përshëndeti Gegën, foli për problemin kryesor në vendin tonë. Vetë kampionia e Europës foli thjesht. Disa fjalë përshëndetëse edhe nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.