U shpall kampione, por ngriti flamurin grek, flet shqiptarja Elina Xhengo: Kam marrë shumë mesazhe negative për shkak të orgjinës

9 muaj më parë
U shpall kampione, por ngriti flamurin grek, flet shqiptarja Elina Xhengo: Kam marrë shumë mesazhe negative për shkak të orgjinës

Oak ditë më parë një tjetër sportiste shqiptare na nderoi në fushën e sportit, por kësaj here ajo nuk ka konkuruar për shqipërinë. Bëhet fjalë për 20-vjeçaren Elina Xhengo, e lindur nga prindër shqiptarë, por e rritur në Greqi.

Ajo është shpallur kampione e Europës në hedhje shtize, por vajza 20-vjeçare nuk e ka shijuar tërësisht sukesesin e europianit të Mynihut.

Edhe pse ajo përfaqësoi Greqinë dhe madje valëviti flamurin e vendit fqinjë në europian ku vendosi edhe rekord kontinental si vajza më e re që arrin të fitojë një titull në këtë disiplinë, mesazhet fyese me bazë raciste për shkak të origjinës së saj nuk kanë munguar.

“Kam marrë mesazhe negative sepse jam me origjinë nga Shqipëria”, thekson Elina në një intervistë për televizionin kombëtar ANT1.

“Telefonatën e parë ua bëra prindërve të mi sepse ata kanë besuar shumë dhe e prisnin këtë sukses. Ata e ndiejnë stresin e garimeve të mija dhe kërkojnë që ta largojnë nga unë”, shton Elina.

Pavarësisht se talenti dhe vullneti i saj janë për tu admiruar dhe se çdo shtet do të donte të përfaqësohej nga një sportiste e nivele të Elina Xhengos, ajo shprehet se pasaportën greke e ka marrë vetëm pak kohë para se të niste gara. Fatmirësisht pasioni i saj nuk e kishte ndaluar të stërvitej, pavarësisht mungesës së dokumentit. E pyetur nga gazetarët në lidhje me rac/zmin, ajo thekson:

“Në fshatin ku jetojmë nuk e kam ndier sepse njerëzit na trajtojnë shumë mirë. Jam socializuar mjaft mirë me të gjithë banorët atje. Pas garës kam marrë shumë mesazhe negative për shkak të origjinës. Prindërit kanë qenë shumë të zemëruar me faktin që nuk kisha mundësi të konkurroja në nivele ndërkombëtare për shkak të mungesës së pasaportës”.