“U shpëtova jetën vajzave, ata na thanë: ‘Jeni injorantë'”, roja bregdetare tregon situatën e sikletshme

2 javë më parë
“U shpëtova jetën vajzave, ata na thanë: ‘Jeni injorantë'”, roja bregdetare tregon situatën e sikletshme

Agustin Hoxha punon si roje bregdetare. Ai është certifikuar për këtë punë. Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA ai ndau eksperiencën e tij të parë në punë dhe tregoi vështirësitë që kanë.

Hoxha tregoi se si dy vajzat nuk e dëgjuan kur i këshilloi të mos laheshin në zonën ku ishin dhe më pas rrezikuan të mbyteshin dhe më pas i ofenduan duke u thënë se nuk kishin nevojë.

Por ajo ç’ka la shije të hidhur tek ai pasi i shpëtoi ishte reagimi i vajzave të cilat në vend që ta falenderonin i kanë thënë “injorant”. Një rast absurd dhe aspak mirënjohje e vajzave nisur nga situata që kishin.

Agust Hoxha: Ishte deti i trazuar. 2 vajza po laheshin aty ku thyhej vala. Ju thash jo aty. Aty ku punojmë ne deti është shumë i egër, me gropa. Në atë moment erdhi dhe ky(Festim Sula, roje bregdetare).

Festimi më tha lëri, lëri të lahen. Dhe pastaj filluan të kerkojnë ndihmë. I shpëtuam dhe në fund na thanë injorant. Ndaj e mbaj mend ka qenë rasti i parë që punoja si i çertefikuar dhe situata ishte e tillë.

Sakaq Festim Sula shprehet se vitin e dytë të punës ka menduar ta lërë atë për shkak të ofendimeve. Festim Sula: Vitin e dytë kam menduar dhe të largohem nga puna për shkak të ofendimeve që merrnim nga bizneset. Tani ka ndryshuar. Është vlerë e shtuar për bisneset.