U tall me jetimët, blogerja Dea kërkon të shfajësohet me statuset e saj

3 muaj më parë
U tall me jetimët, blogerja Dea kërkon të shfajësohet me statuset e saj (FOTO)

Dea Mishel është një blogere që ndan jetën e saj të përditshme me ndjekësit. Mbase shumë nga ju nuk e njihni, por ajo së fundmi ka bërë një postim që pa frikë mund ta quajml skandaloz.

Ajo po pretendonte se po bënte njëlloj humori të zi, por më pas mori shumë komente negative.Në një video ku shfaqet duke qeshur, blogerja është përpjekur të bëjë një batutë për fëmijët jetimë duke thënë:

“Fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion.”

Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë me komente negative, duke e kryqëzuar atë për këtë tallje që bëri me këta fëmijë të cilët jeta i ka përballur me një fatkeqësi të madhe, atë të humbjes së prindërve.

Pas morisë së komenteve negative që ajo mori në rrjet, ajo ka shkruar një status në Instagramin të saj për të shfajësuar veten.

Duke u përpjekur të kujtonte se shumë ‘VIP’ kanë bërë gabime që iu kanë dalë publikisht ajo ka shkruar:

“Jane njerezit normale qe ju dalin skandale normale si tradhti ndarje eti, jam dhe une…”- duke dashur të tregojë se videoja e saj nuk kishte pse të merrej në atë kontekst.

U tall me jetimët, blogerja Dea kërkon të shfajësohet me statuset e saj (FOTO)

Pas këtij story Michelle ka bërë edhe një status tjetër ku kërkon ndjesë për veprimin. Ajo shprehet se video ësht fshirë brenda pak minutash pasi e kuptoi që bëri gabim, por diksuh paska qënë më i shpejtë dhe e ka regjistruar.

U tall me jetimët, blogerja Dea kërkon të shfajësohet me statuset e saj (FOTO)