Newcastle ishte një nga skuadrat kandidate për të firmosur me Thomas Strakoshën, por gjithçka është sfumuar, pasi “Magpies” kanë gjetur tashmë portierin që do të mbrojë kuadratin e portës sezonin e ardhshëm.
Mediat angleze sigurojnë se skuadra e Newcastle ka arritur marrëveshjen me Burnley-n për blerjen e portierit 30-vjeçar Nick Pope, me këtë të fundit që do t’u kushtojë rreth 10 milionë euro bardhezinjve.
Burnley ra në Championship gjatë këtij sezoni dhe Pope nuk dëshironte të largohej nga Premier League, ndaj ngulmoi për transferimin te Newcastle, që tashmë është kryer dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Nderkohe L’Equipe në Francë ka paraqitur një formacion me emrat e lojtarëve që janë të lirë në treg. 7 nga 11 futbollistët javë vendosur në formacion, me gardianin kuqezi Thomas Strakosha që është mes shtyllave.
Shqiptari ka zgjedhur mos rinovojë me Lazion, teksa është emri që përflitet te Chelsea në Premier League. Skuadra e Tuchel e sheh si zëvendësin e Mendy, me median franceze që e cilëson një fakt të tillë.
Veç Strakoshës në formacionin e lojtarëve që nuk e kanë një ekip janë edhe Marcelo, Romagnoli, Pogba, Dybala apo Dembele.