Kombëtarja Shqiptare vjen në këto ndeshje të Nations League e përgjysmuar pas shumë mungesave të lojtarëve të dëmtuar.
Dhimbjet e kokës për trajnerin Edi Reja janë të forta, me teknikun që duhet të krijojë një formacion pothuajse të ri.
Myrto Uzuni ishte mungesa e fundit për kuqezinjtë pas problemeve fizike të beratasit. Edy Reja ka thërritur në Kombetare sulmuesin Eljon Toçi për të zëvëndësuar Uzunin. Kjo do të jetë thirrja e parë për 19 vjeçarin që luan për rradhët e Fiorentina U-19.
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan dy ndeshjet e fundit në Nations League. Në 24 shtator, kuqezinjtë përballën me Izraelin në transfertë dhe në 27 shtator me Islandën në “Air Albania”.
Nga Izraeli vijnë lajme të mira, pasi dy sulmuesit kryesorë Manor Solomon dhe Zahavi nuk do jenë gati për kundërshtarët. Solomon ka pësuar një lëndim, ndërsa Zahavi për shkak të përplasjes me stafin teknik është lënë jashtë.
Kujtojmë se lista e dëmtimeve te kuqezinjtë e Rejas është e madhe, duke përmendur emra si Kumbulla, Gjimshiti, Bare, Çekiçi apo edhe Uzuni.