Vajza e Ardit Gjebreas shkruan fjalët më të ëmbla për të atin me rastin e ditëlindjes

6 muaj më parë
Vajza e Ardit Gjebreas shkruan fjalët më të ëmbla për të atin me rastin e ditëlindjes

Producenti shumë i dashur nga publiku, Ardit Gjebrea feston sot ditëlindjen. Ai mbush 59 vite dhe padyshim urimet kanë qenë të pafundme, sepse atë e njeh gjithë Shqipëria.

Mirëpo, më i veçanti ka qenë ai i së bijës, Anna, e cila ka ndarë një foto të disa viteve më parë, ku shihet shumë e lumtur teksa i ati e mban në krahë. Foto mbresëlënëse, patjetër.

Bukuroshja e ka shoqëruar këtë imazh me disa fjali tepër emocionuese: “Gëzuar ditëlindjen babit më të mirë në botë! Më pëlqen çdo sekondë që kalojmë bashkë dhe nuk mund të kërkoja asgjë më shumë”, shkruan vajza e tij.

“Faleminderit që udhëzove hapat e mi dhe faleminderit që ishe gjithmonë aty. Fjalët nuk mund të shpjegojnë se sa shumë të dua apo sa shumë të falënderoj për gjithçka që ke bërë për mua”, vijon më tej Anna.

“Falenderoj Zotin që je në jetën time. Unë të dua vërtet babi”, ka shkruar Anna krahas fotos së postuar në rrjetet sociale dhe që deri tani ka marrë mijëra pëlqime.

Kujtojmë që Joni nga ana tjetër e ka surprizuar të atin pasi ka ardhur posaçërisht nga Amerika për ditëlindjen e tij. Një surprizë kjo që Arditi vërtetë nuk e priste.