Vajzat e Shkodrës rënditen në 32 më të mirat e Europës, Duka: Jeni krenari!

1 muaj më parë
Vajzat e Shkodrës rënditen në 32 më të mirat e Europës, Duka: Jeni krenari!

Kampionia e Shqipërisë për femra, Vllaznia ka pasur një paraqitje fantastike në Europë, ku janë kualifikuar
në raundin “play-off” të UEFA Women Champions League.

Në një përnallje me kompionët e Sllovakisë, ato kanë fituar me rezltatin 1-0, dhe tani presin të vijojnë me turin vendimtar, ku janë në lojë shanset më të mëdha për tu kualifikuar në fayën e grupeve të një prej kompeticioneve më të rëndësishme europiane të klubeve.

ndeshja u yhvillua në Malin e Yi, në një fushë neutrale (pra në asnjërin prej vendeve të skuadrave). Goli i fitores u shënua nga Jehona Shala në minutën e 44-t. Vllaznia jo vetëm që fitoi, por zhvilluan një ndeshje të fortë dhe kanë qënë më aktive dhe dominangte për gjatë gjithë 90-minutëshit të lojës.

Kujtojmë se edhe vjet Vllaznia fitoi turin, por u skualifikua në fayën finale të kualifikueseve nga Juventusi. Tashmë grupi i vajzave të Vllaznisë pret datën 1 shtator për të mësuar se kush do të jetë kundëlrshtari i radhës.

Nëse kampionia e Shqipërisë do të kalonte fazën “play-off”, që luhet me sistem vajtje-ardhje, atëherë do të shkruante historinë si skuadra e arë shqiptare për femra që luan në fazën në grupe të UEFA Women Champions League.

Pas këtij suksesi edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka shprehur krenarinë për suksesin e Vllaznisë, që kualifikon vajzat shkodrane në 32 skuadrat më të mira të Europës.

“Një arritje që na bën të gjithëve krenar për investimin që kemi bërë për futbollin e vajzave në këto vite dhe në të njëjtën kohë na nxit që të punojmë akoma më shumë. Gjithë futbolli shqiptar është krenar për këtë skuadër”, – u shpreh Presidenti Duka në mesazhin e tij.