Vajzë fatlume! E ëmbla Fjoralbë sapo mori pusullën romantike nga i dashuri i saj misterioz

5 muaj më parë
Vajzë fatlume! E ëmbla Fjoralbë sapo mori pusullën romantike nga i dashuri i saj misterioz

Fjoralba Ponari është një nga prezantueset më të dashuria për publikun. Gjithmonë rrëzëlitëse dhe e buzëqeshur, por asnjëherë nuk tregon shumë për jetën e saj private.

Prej disa kohësh ajo po përjeton një romancë të njohur me djalin misterioz të quajtur Françesko. Fjoralba asnjëherë nuk e ka treguar fytyrën e të dashurit të saj publikisht, por me gjërat që poston lidhur me të duket se janë mjaft të lumtur bashkë.

Pavarësisht se ndodh rrallë, nuk është hera e parë që Fjoralba poston foto me Françeskon. Kësaj here nuk ka postuar vetë atë, por një pusullë të bukur dashurie dedikim nga ai.

“I love you so much. You are the best human ever. Keep your head up. I will always be with you”(Të dua shumë. Ti je njeriu më i mirë. Mbaje kokën lart. Unë do të jem gjithmonë me ty), ka shkruar ai.

Vajzë fatlume! E ëmbla Fjoralbë sapo mori pusullën romantike nga i dashuri i saj misterioz

Kujtojmë se nuk është hera e parë që Fjoralba poston gjëra me Françeskon. Kur festoi 27 vjetorin, ai i ka dhuruar një libër, i cili duket se mban brenda historinë e tyre të dashurisë dhe momentet më të bukura.

Fjoralba Ponari shfaqet shumë rrallë në rrjete sociale me të dashurin e saj. më herët ajo ka treguar se Francit nuk i pëlqen të jetë një qendër të vëmendjes, si natyrë introverte dhe për këtë arsye ajo nuk shfaqet shpesh me të në publik.

“Le të themi që s’ka shumë qejf të jetë në syrin e publikut, si natyrë introverte që është! P.s: Kjo ishte bluza që zgjodhi për në festën e ditëlindjes (vetëm miqtë e ngushtë) që ishim dje!”, ka treguar moderatorja.