Vajzën e Alketa Vejsiut e kërkojnë për nuse në Instagram, Nicol jep përgjigjen epike!

1 muaj më parë
Vajzën e Alketa Vejsiut e kërkojnë për nuse në Instagram, Nicol jep përgjigjen epike!

Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të dashura të ekranit. Prej vitesh tashmë ajo së bashku me Vera Grabockën kanë sjellë emisione shumë të mira dhe argëtuese për publikun.

Vejsiu gjithmonë është dalluar për sharmin dhe klasin e saj, pasi prej vitesh tashmë ajo ka krijuar një profil publik mjaft serioz dhe familjarë, e padyshim të gjithë e duam.

Mirëpo vitet kalojnë dhe vajza e saj tashmë është rritur. Nicole është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale dhe me sa duket dalëngadalë po ia merr vëmendjen së ëmës.

Së fundmi ajo ka realizuar një ask/pyetësor me miqtë e saj në Instagram, ku i ka ardhur një kërkesë e papritur.

Një ndjekës i ka shkruar asaj, që t’i thojë mami Alketës se dikush po e kërkon për nuse.
“Merre mamin në telefon dhe thuaji më kërkon njëri për nuse”.- shkruan ndjekësi.

Ndërkohë ajo i është përgjigjur: “Paskan filluar aplikimet edhe në Instagram pse s’thoni ju”.

Vajzën e Alketa Vejsiut e kërkojnë për nuse në Instagram, Nicol jep përgjigjen epike!

Më herët, Alketa realizoi një “Ask me a question” në Instagram, ku dikush e pyeti prezantuesen nëse do të dëshironte të kishte një tjetër fëmijë. Ajo është shprehur se binjakë do i shkonin shumë në këtë stad të jetës.
“Po dy binjakë më shkojnë më shumë tani. Nuk mungon as eksperienca për ti rritur në mënyrë praktike dhe sportive”,– u shpreh Alketa.