Vazhdon telenovela, Bora hedh kunjin, Donaldi i përgjigjet hapur

8 muaj më parë
Vazhdon telenovela, Bora hedh kunjin, Donaldi i përgjigjet hapur

Mund të themi padyshim që janë çifti më i komentuar i vitit me lajmet rreth ribashkimit të tyre ose më saktë me gjithë historinë e tyre të dashurisë.

Ndonëse nuk kanë konfirmuar asgjë, mjaftojnë fotot e video ku Bora e Donaldi janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit, për të vërtetuar tashmë se dyshja janë bashkë.

Tashmë çifti duket se ka nisur edhe të flasë me kode. Sot Bora ka postuar një foto nga makina dhe i bën një pyetje ndjekësve: “Erdhi vera apo akoma?”

Përgjigjen ia kthen Donaldi me një postim në Instastory. “Ja se erdhi, po parkon”, shkruan ai teksa shfaqet duke pritur Borën në një ballkon.

Bora Zemani pritet të largohet nga “Përputhen”. Moderatores do t’i besohet drejtimi i “Dancing with the Stars” që do të nisë sezonin e ri në Top Channel.

Vazhdon telenovela, Bora hedh kunjin, Donaldi i përgjigjet hapur

“Dancing with the Stars” do të ketë si kryetar jurie Ilir Shaqirin dhe tashmë stafi ka nisur përzgjedhjen e VIP-ave që pritet të marrin pjesë përgjatë spektaklit.Një ndër emrat më të lakuar është edhe Donaldi.

Duket se produksioni do të vendosë përballë çiftin, këtë herë në një shfaqje kërcimi, ku Bora do të moderojë, ndërsa Donaldi do të jetë ndër konkurrentët.