Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dje ishte i ftuar në “Top Story” si është t’i shërbesh kryeqytetit. Sipas tij, është një privilegj i madh, sepse nga 1 milion banorë, ai është i zgjedhur të drejtojë.
Në studio me Sokol Ballën, Veliaj tha se puna e tij është 90% privilegj dhe 10% është privilegj si kryetar bashkie. Veliaj tha se për të është shans që i shërben komunitetit të Tiranës dhe kjo e shtyn të punojë më shumë.
Ai tha se për të, ky mandat ka qenë më i çuditshmi në botë, pasi nisi me tër.metin dhe pasoi me pandeminë dhe e gjithë kjo situatë sipas tij u kthye në punë të madhe.
“Në 90% të kohës jeta është përgjegjësi, 10 % privilegj, qe jam kryetar Bashkie. Për një javë hapen shkollat dhe duhen 12 të reja ati. Të jep edhe kënaqësi kjo punë por është përgjegjësi. Është bekim i madh shumë. Ai 1 në 1 mln që ka shansin i shërben komunitetin. Unë pickoj veten i them ky është privilegji yt”.
“Kemi disa projekte të papërfunduar. Ky mandat ishte më i çuditshëm në botë, e nisëm me tërmetin. I marr seriozisht betejat. Ka qenë mandate I çuditshëm dhe me mundësi të jashtëzakonshme. Ishte jashtë normale, por u bënë disa punë të mira. E kthyem fatkeqësinë në punë shumë të madhe”- tha Veliaj.
Sa i përket çështjes së shumëpërfolur së çështjes I.M nga Dosja e Sigurimit të Shtetit, Veliaj tha se ky nuk është halli i vërtetë i shqiptarëve. “Shqiptarët në të vërtet kanë halle të tjera, jo halle e spiune e dosjesh. 90% e shqiptarëve mund të shkojnë kudo. Sot kanë nisur mësimin shkollat private, unë pres hapjen e 12 shkollave të tjera. Hallet që merret 90% e mediave nuk janë hallet e Shqipërisë. Hallet e njerëzve nuk janë ato që iu imponohet njerëzve”.