Vëreni dorën në zemër! OKB: Fëmijët në Sri Lanka po vdésin nga uria

7 muaj më parë
Vëreni dorën në zemër! OKB: Fëmijët në Sri Lanka po vdésin nga uria

Nëse ka një problem më të madh që po shqetëson mbarë botën, është varfëria! Nëse dikush diku sot po lundron në luks dhe po ushqehet me ushqimet më të mira, po pi verën më të shtrejtë dhe po argëtohet diku nën hijen e palmave, ta dini se diku dikush tjetër po vd*s nga uria.

E këta janë fëmijët në Sri Lanka, tl cilët zgjohen dhe flenë të uritur, duke mos ditur se çfarë i pret ditën tjetër, e madje ata nuk e dinë nëse do të kenë fuqi që të hanë ngaqë uria i këput aq shumë…

Së fundmi OKB ka raportuar situatën në Sri Lanka dhe ka pohuar se varfëria në këtë vend është e skajshme. Lariea-Ajayi, nga OKB shprehet se kriza është rajonale:

”Fëmijët e Sri Lankës shkojnë në shtrat të uritur, duke mos ditur se çfarë do të sjellë e nesërmja, nëse do të mund të hanë kur të jenë të uritur”.

“Pasiguria ekonomike dhe inflacioni po kërcënojnë jetën e fëmijëve në të gjithë Azinë Jugore,” këmbënguli ai. “Ajo që pashë në Sri Lanka na tregon se çfarë mund të ndodhë në vendet e tjera në Azinë Jugore.”

Familjet tani janë të detyruara të “kapërcejnë vaktet” sepse nuk kanë mjete për të blerë furnizime, shpjegoi zyrtari i agjencisë së OKB-së.

UNICEF po bën thirrje për ndihmë urgjente prej 25 milionë dollarësh për të përmbushur nevojat imediate të gjysmës së fëmijëve të Sri Lankës.

Rreth 127,000 fëmijë që shkojnë në shkollë, nga gjithsej 570,000 janë të kequshqyer, sipas statistikave nga qeveria, e cila gjithashtu bëri thirrje për ndihmë këtë muaj.

Sri Lanka , një shtet prej 22 milionë banorësh, është zhytur në një krizë ekonomike me përmasa historike, simptomat kryesore të së cilës janë mungesat e mëdha të ushqimit, karburantit dhe ilaçeve, në mungesë të këmbimit valutor për importet e tyre.